Rama: Rajoni duhet të integrohet plotësisht në BE
Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e forumit të sigurisë “Globsec 2024”.
Teksa foli për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, Rama deklaroi se lufta në Ukrainë goditi realitetin dhe BE nisi të ndërgjegjësohej gjithnjë e më shumë se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për sigurinë e Europës.
“Realiteti goditi fort lufta në Ukrainë tronditi tërësisht statuskuonë më e paktë dhe BE nsis të ndërgjegëjsohej gjithnjë më shumë se sa i rëndësishëm është BP për sigurinë e Europës.
Më duhet ta them që Von der Leyen luajti rol kryesor se u përpoq të formësonte mesazhin që përcillej”, tha Rama.
Rajoni duhet të integrohet plotësisht në BE
“Çështja është si ta mbajmë bashkë këtë rajon, si ta mbajmë të bashkuar dhe ta integrojmë plotësisht në BE”.
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama i cili ka qenë i ftuar në forumin e sigurisë Globsec 2024 në Pragë.
Kryeministri tha se Shqipëria pa asnjë rezervë është harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së, pa asnjë rezervë është pjesë e NATO-s dhe pa asnjë rezervë është kundër agresionit rus në Ukrainë.
Ndër të tjera theksoi se, në Shqipëri popullariteti i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është më i ulët në krahasim me vendet e tjera.
“Nuk jemi eurokratë të mirë, duhet të bëhemi më të afërt me BE, pa asnjë rezervë jemi harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së , pa asnjë rezervë jemi anëtarë të NATO-s dhe pa rezervë jemi kundër agresionit rus në Ukrainë.
Çështja është si ta mbajmë bashkë këtë rajon, ta mbajmë të bashkuar dhe ta integrojmë plotësisht në BE”, ka deklaruar Rama.
Më tej, kryeministri u shpreh se marrëveshja është përcaktuese për Europën se si duhet ta shohë veten dhe të ardhmen.
Sipas Ramës, nëse ka një konflikt për këtë tregon së pari që është një problem i të gjithë Europës dhe Europa nuk është gati të veprojë si një e vetme, dhe e dyta ta trajtosh problemin është më e lehtë.
“Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë. Nëse miqtë kërkojnë diçka duhet të jesh krah tyre, jo domosdoshmërisht duhet të biem dakort.
Marrëveshja në fjalë është përcaktuese për Europën se si duhet ta shohë veten dhe të ardhmen.
Ta transformosh këtë në një konflikt mes të djathtës dhe të majtës tregon së pari që është një problem i të gjithë Europës dhe Europa nuk është gati të veprojë si një e vetme, dhe e dyta ta trajtosh problemin është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojën askund”, tha Rama
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



