E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama reagon pas Bashës, nuk i beson agjencisë së specializuar për audio-përgjimin
Lajme

Rama reagon pas Bashës, nuk i beson agjencisë së specializuar për audio-përgjimin

Pasi dje doli bllof me deklaratën se kishte e kishte dërguar audio-përgjimin në një agjenci të specializuar ndërkombëtare, sot Edi Rama ka ndërruar mendje.

Duke iu përgjigjur deklaratave të sotme të kreu të PD-së, Lulzim Basha, Edi Rama është shprehur se po pret provën shkencore nga prokuroria shqiptare për audio-përgjimin.

I gjendur mes akuzash të shumta dhe turpërimit të djeshëm live në konferencë, Rama sot shkruan se ‘shqiptarët do gjykojnë’.

Reagimi i Edi Ramës në Facebook:

Zhytu Lulëzim zhytu, thellë e më thellë, nxirr nga fundi i llumit sa me shumë nga këta xhevahirë  dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë!

Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.