Rama reagon pas intervistës së Berishës për median greke: Bufi…
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale, pas intervistës të kreut të PD-së Sali Berisha për median greke, ku ky i fundit thoshte se Shqipëria nuk plotëson kushtet për të qenë në BE.
Rama ka edituar lajmin në vend të Sali Berishës, ka vendosur një buf, ashtu siç e ka quajtur së fundmi kryetarin demokrat.
Kujtojmë se në intervistën dhënë për një media greke, Berisha shprehej se Shqipëria nuk e meriton të jetë pjesë e BE-së, pasi nuk plotëson kriteret.
“Rama i korruptuar i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e Fredi Belerit, me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar një kanion (të Gjipesë) prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve”, tha për “Liberal”, Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



