Rama reagon për qëndrimin e opozitës me europarlamentarët: Çfarë sikleti kur mendon sa keq….
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter në lidhje me qendrimin e opozitës në takimin me delegacionin e Parlamentit Europian.
Në një koment në rrjetin social, Rama shkruan se nuk ka ndjerë asnjë gëzim teksa ka parë qëndrimin e ashpër në bllok të europarlametnarëve kundër opozitës shqiptare. Sipas Kryeministrit është siklet të mendosh se ccfarë shfaqje brutale është qëndrimi i pakicës në vend.
“Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike!
Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit!”, shkruan ai.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



