E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Realiteti nuk është ai që shikoni në kanale e portale
Publik News

Rama: Realiteti nuk është ai që shikoni në kanale e portale

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ministrat e qeverisë kanë bërë secili punën e tij, në menaxhimin sa më të mirë të sitatës së tërmetit.

rama

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se ai ka zënë shumë vend nëpër ekrane, por ministrat kanë qenë në terren, ndonëse jo çdo njëri prej tyre ka çoi material në media.

 

“Kam zënë shumë vend në ekran por po të mos ishin ata që janë mbrapa nuk do ishte bërë dot as 1/10 e asaj që është bërë. Realiteti nuk është ai që shikoni në televizor, kanal e portal. Realiteti është në territor. Nuk është detyrimi i asakujt volumi i paraqitjeve në televizor e secilit prej tyre.

Nëse minisrtat nuk do kishin qenë në krye të detyrës nuk do kishim pasur maksimumin.

Nëse Xhaçka që sapo është bërë nënë duke qenë në krye të detyrës e spitale pavarësisht insistimit të mjekeve për të mos qenë atje nuk do ishte bërë kjo që është bërë sot.

Nëse Lleshi nuk do kishte qenë, nuk do kishte pasur qeveria të përcillte atë motitvim.

Ministrja e Infrastrukturës e kështu me radhë deri tek zv.kryeministri që ka qenë nën stop. Mirë është që gjërat ti shohim siç janë. Nuk kemi bërë mrekuli as një punë që nuk ka pasur të meta, por të shohim anën e mirë”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.