Rama refuzoi glikonë me kokëfortësi…
Edi Rama njihet për arrogancën e tij në drejtim dhe sjellje. Në kohën kur shefi i qeverisë nuk po gjen rrugëdalje me “dorën e tij të hekurt”, përpiqet që të dërgojë mesazhe nga vizitat në nëpër familje.
Ai ishte sot në në familjen Karaj në Tiranë së bashku me ministren Nikolla, por ka refuzuar gostinë nga kryefamiljarja.
“Insistojmë që ta provoni glikonë tonë, se jemi me origjinë nga Përmeti”, u shpreh zonja Karaj.
“Epo unë nuk jam nga Përmeti, dhe e kam kokën shumë të fortë”, tha kryeministri Rama, duke u çuar në këmbë, për t’u larguar.
E teksa po i përcillnin mysafirët, zonja e shtëpisë nuk ngurroi t’ia përmendte edhe njëherë kryeministrit Rama “refuzimin” e glikosë, “Shumë të fortë e kishit kokën me gjithë mend”.
“Po shumë të fortë e kam kokën”, i ka kthyer Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



