Rama refuzon të deklarojë atë për të cilën e detyron ligji! Kush ia bleu biletat e shtrenja për…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës, e cila shpesh herë e akuzon se jeton në saraje, duke iu referuar banesës së tij në Surrel.
Ai thotë se ka një shtëpi si të gjithë të tjerë, që mund të kenë ndërtuar një banesë 2 apo 3 kate.
Rama shprehet se shtëpinë e tij e ka ndëruar sipas dëshirës së tij.
“Unë jetoj në një shtëpi që është e ndërtuar si qindra, mijëra shtëpi që kanë ndërtuar shqiptarët me dy, tre, pesë kate. Unë nuk e kam me dy, tre kate.. E kam sipas dëshirës, kënaqësisë dhe mënyrës si e shoh unë botën. Është një shtëpi e çuditshme! Mbi mua, 30 metra është një familje nga veriu që kanë ardhur vite përpara dhe kanë një super shtëpi me 3 kate dhe ta gëzojnë, janë njerëz punëtorë… Dhe palaçot përdorin fjalën saraje, pse janë saraje?! Tani, të lutem mos më fol për injorantë! Nuk matet me 50 metra se nuk është hapësirë banimi e gjitha. Është muri rrethues…Është arkitekturë dhe për arkitekturën pastaj ne kemi një ndarje epokale. Jam për arkitekturën që e ka bërë Tiranën kryeqytetin turistik. Kush merret me sarajet e mia, është për Bathoren…Mrekullinë e 7-të të botës!”, tha Rama në Opinion.
Kur u pyet se kush është personi që e ka ftuar, Rama tha se është një mik pa lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka arsye ta deklarojë sepse nuk është dhuratë, por një ftesë, njësoj si ta ftonin në restorant apo kafene, duke refuzuar në këtë mënyrë detyrimin e tij ligjor, për të treguar origjinën e ‘dhuratave’, apo ‘ftesave’ në ndeshje sportive që kushtojnë dhjetëra mijëra dollarë, si në rastin e fundit, ku ishte sëbashkue me djalin e tij, gruan dhe Spiropalin.
Intervista në studio:
Fevziu: Si ishte puna e asaj biletës së basketbollit? Zoti Meta për 15 mijë Euro operacione në Vjenë është atje ku është. Ju uleni atje tek ai stoli i basketbollit. Sa kushtonte bileta?
Rama: Faleminderit që ma bëre këtë pyetje.
Fevziu: Sa kushtonte?
Rama: Ajo biletë as nuk blihet e as nuk shitet. Ato janë vende të rezervuara nga personat që i kanë marrë për vite të tëra.
Fevziu: Që në rastin konkret kush ishte?
Rama: Po ç’rëndësi ka kush ishte? Miq të mi… Dhe që donin të më jepnin këtë kënaqësi. Në Amerikë kjo gjë është njësoj sikur të fton dikush në restorant.
Fevziu: Miq që kanë interesa në Shqipëri, apo miq që s’kanë lidhje me Shqipërinë?
Rama: Jo fare. Do me korruptonte mua me biletën? Këto janë muhabete kot o Fevzi tani. Unë as kam marrë biletë, as kam parë biletë, as kam vënë njeri të blejë biletë, as ka blerë njeri biletë. Në SHBA vendet e rezervuara janë në të gjitha llojet e sporteve. Rezervohen nga njerëzit jo thjesht për vete që të shkojnë çdo herë, por edhe për të ftuar miq siç ftohen në restorant, siç ftohen në kafe. Meqë hape çështjen e dhuratave unë po të them. Unë jam i pari kryeministër në historinë e këtij vendi. Tani nuk po fus kohën e komunizmit se atëherë nuk kishte të tilla që çdo dhuratë me dhuratat që më vijnë se vjen një delegacion dhe lënë dhurata. Dhuratat në raste të caktuara kanë vlerë shumë të madhe. Unë me dhuratat e marra kam krijuar një muze në kryeministri dhe çdo dhuratë që vjen për mua regjistrohet si pronë e Republikës së Shqipërisë. Dhe vetëm në ora në vlerë që janë të regjistruara si pronë e Republikës së Shqipërisë bëhet fjalë për shuma shumë të mëdha. Pra që të jemi shumë të qartë.
Fevziu: Pyetja ime është kush është personi që ju ka ftuar?
Rama: Është një mik pa asnjë lidhje me Shqipërinë dhe nuk kam arsye ta deklaroj sepse nuk është dhuratë. Është një ftesë. Është njësoj, atëherë duhet të deklarojmë me kë ishim në restorant, me kë ishim në kafe. Nuk i kemi këto detyrime. Po të shpjegoj pyetja ime është. Ore këta kryeministrat e tjerë, kanë marrë dhurata këta? Se unë kur kam vajtur në kryeministri kam gjetur “terra vuota”, asnjë gjë. Pyetja ime është a kanë marrë a s’kanë marrë dhurata.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



