E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama  reklamon ndërtimet e  Malltezit, dhëndrit të Berishës
Lajme

Rama reklamon ndërtimet e Malltezit, dhëndrit të Berishës

Edi Rama me sa duket ka filluar t’i “fërkohet” dhëndrit të Berishës, Abi Malltezit.

Pasditen e sotme, kryeministri postoi disa foto në rrjetin e tij social në Instagram nga një kompleks pallatesh i quajtur “MANGALEM” i ndërtuar nga kompania KONTAKT në rrugën “Ali Demi”.

Malltezi është akuzuar shpesh në media si përfitues në mënyrë të dyshimtë i shumë metrave katrorë në ish-kompleksin Partizani në Tiranë në partneritet me kompaninë KONTAKT.

Ai ka marrë një numër të madh lejesh ndërtimi si nga Basha ashtu edhe nga Veliaj.

Madje ka qenë pikërisht Veliaj i cili ka dhënë edhe lejen e ndërtimit për këtë kompleks në rrugën “Ali Demi”, nga banorët e të cilit kanë ardhur shumë ankesa.

Nuk dihet ende se përse Rama ka filluar të hedhë grepin ndaj Malltezit, ndoshta për të bërë “xheloz” Lalin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.