Rama rikandidon kryebashkiakun e Devollit që abuzoi me tender fiktiv 100 milionē
Emisioni investigativ “Piranjat”, në Syri Tv, zbuluan një tender fiktiv të bashkisë së Devollit, prej 100 mln lekë.
Paratë e tenderit duhet të shkonin për rikonstruksionin e rrugëve të fshatrave dhe rrugëve bujqësore dhe shtrimi i tyre me çakull.
Por nga vëzhgimi në terren, asnjë prej fshatrave të parashikuar në planin e investimeve, nuk ka përfituar nga punimet e supozuara të firmës që fitoi tenderin, Rej sh.p.k.
Për më tepër, kryebashkiaku socalist, Eduard Duro humbi qetësinë nga zbulimi i skandalit dhe reagoi keq ndaj gazetares së “Piranjave”.
Mirëpo, në vend që ai sot të ishte para organit të akuzës, Edi Rama e bekoi dhe i certifikoi emrin si kandidat të PS në 14 maj, për një mandat të dytë.
PS publikoi mbrëmjen e sotme emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në listën e kandidatëve bien në sy se 40 prej tyre janë kryebashkiakë aktualë.
Mes tyre, një numër i konsiderueshëm janë zyrtarë me probleme me ligjin, të paditur në prokurori, apo të marrë në pyetje nga SPAK për tendera me flamur të kuq apo abuzime të tjera me detyrën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



