E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama rrëzon propozimin e Presidentit, buxheti për arsimin nuk rritet!
Politikë

Rama rrëzon propozimin e Presidentit, buxheti për arsimin nuk rritet!

Rama ka reaguar ashpër në lidhje me mosdekretimin e buxhetit për vitin 2019, akt i bërë publik pak më parë nga Presidenti Ilir Meta, i cili argumentoi se kthimi i dekretit do të mundësonte rishikimin e buxhetit në interes të kërkesave të studentëve.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama heq paralele mes Presidentit Merta dhe dekreteve që LSI solli në kuvend, e të cilat u rrëzuan këtë të enjte nga kartonat e maxhorancës. Rama thotë se edhe orvatja e Metës është një formë presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër dialogut të kërkuar prej tij.

Kësisoj Rama e ka lënë të qartë se buxheti do të rivotohet në kuvend, duke mos i lënë kështu mundësi parlamentit për të rritur në 5% të GDP-së buxhetin e arsimit.

POSTIMI I RAMËS:

Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së Asnjë çudi! Vazhdon papushim e në çdo formë, presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes./Express

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.