E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sfidon edhe kancelaren  Merkel
Publik News

Rama sfidon edhe kancelaren Merkel

Para disa kohësh Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtes Sociale u bëri thirrje studentëve të Universitetit të Mjekësisë, të bashkoheshin vullnetarisht në luftën kundër pandemisë.

Sot, përballemi me vendimin që kryeministri i vendit, do të dërgojë 30 mjekë dhe infermierë në Itali, në formë mbështetjeje.

Kryeministri shprehet se ndien shumë dhimbje dhe nuk mund ta shohë Italinë në atë gjendje.
Të njëjtën dhembje ndiejmë dhe ne për Italinë.

Mjekët dhe infermierët që do të dërgohen në Itali, do të paguhen nga shteti shqiptar, përkatësisht – 3000 euro mjeku dhe 2500 euro infermieri.

Një standard i dyfishtë në rroga. Mjekët në Shqipëri nuk do të marrin të njëjtin shpërblim në kohë pandemie.

Unë do të doja që Shqipëria t’i kish kapacitetet për t’iu gjendur pranë Italisë, por për fat të keq Shqipëria nuk i ka. Sistemi ynë shëndetësor është aq i brishtë, sa nuk mund t’i lejojë vetes një veprim të tillë. Mund ta bënte edhe Merkel sepse  Gjermania është  motori ekonomik i Europës. Por Rama duket se ka sfiduar jo vetem kancelaren Merkel  por të  gjitha vendet e BE-së që janë shumë më të pasura se  ne.

Para se ta merrte vendimin Kryeministri ynë për këtë gjë, duhet ta merrte vendimin Kryeministri i ndonjë vendi tjetër në Bashkimin Europian për t’iu gjendur pranë Italisë, në këto çaste.

Veprimi i Ramës në këto çaste, më kujton veprimin tipik të një kategorie njerëzish në Shqipëri, që futen në kredi dhe marrin lekë borxh për t’i bërë pushimet në Himarë dhe për t’u shfaqur ne Feisbuk me logon – Ishim edhe ne në Himarë.

Vetëm se në këtë rast, Rama po hyn në kredi me jetë njerëzish dhe me bukën e tyre të përditshme.

Post Scriptum- Një fjalë e urtë thotë- Kur nuk ke miell në shtëpi, mos ço në xhami!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.