Rama shikon nga afër punimet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”/ Do të hapë dyert së shpejti
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, që sipas tij po rilind, përmes një investimi të konsiderueshëm të qeverisë.
Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” pritet të hapë dyert së shpejti, ndërkohë që do të nisë edhe rindërtimi i pjesës së vjetër.
Ky maternitet do të ketë 360 shtretër për pacientët dhe është dyfishuar numri i shtretërve në terapinë intensive.
Po ashtu do të ketë 7 salla operacioni dhe 6 salla lindjeje, sallë urgjence dhe kushte optimale për triazhin.
Do të ketë shërbim të modernizuar të neonatologjisë dhe një qendër të re të Prematuritetit për kujdesin ndaj nënave me shtatzëni të rrezikuar dhe foshnjave të lindura para kohe
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



