E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama shkarkon Tigrin pasi vodhi me sukses paratë e Rindërtimit: Është spektakolar!
Publik News

Rama shkarkon Tigrin pasi vodhi me sukses paratë e Rindërtimit: Është spektakolar!

Balluku zv/kryeministre

Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka shkarkuar Arben Hametajn nga posti i ministrit të Rindërtimit. Ai ka bërë me dije në një postim në Twitter se profili i Rindërtimit ia ka lënë prioritetin negociatave me BE dhe për këtë ka emëruar një ministre të re.

Bëhet fjalë për Majlinda Dhukën, një emër i ri që i bashkohet qeverisë. Mësohet se Dhuka ka mbajtur postin e drejtoreshës për Politikat e Zhvillimit dhe Financimit të Ndihmës së Huaj në Kryeministri. Ahmetaj largohet nga kabineti pasi përmbushi me sukses misionin e vjedhjes së fondeve të Rindërtimit nga taksat e shqiptarve dhe shpërndarjen e tyre tek oligarkët.

Rama e cilëson tigrin spektakolar teksa i ka hequr edhe postin e zv/kryeministrit duke emëruar Belinda Ballukun.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre.

Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.’- njofton Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.