E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama show  me Noyzin në Athinë: Merr me vete 100 vartës dhe 50 gazetarë, e gjithë policia në këmbë
Lajme

Rama show me Noyzin në Athinë: Merr me vete 100 vartës dhe 50 gazetarë, e gjithë policia në këmbë

Zbardhen të tjera detaje nga vizita e Ramës në Greqi.

Sipas mediave vendase, policia greke po merr masa shumë të rrepta. Qindra punonjës policie (MAT, EKAM, OPKE, DIAS, Siguri, Qarkullim) do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit.

Po ashtu bëhet e ditur se Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në Teatrin e mbyllur të Krishtlindjeve të Galatsit. Aty janë përgatitur dy dhoma, për Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij. pra duket se do të kemi shoun e radhës, pasi kryeministri ka thirrur 50 gazetarë.

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 6.00-7.00 pasdite do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

Po ashtu një ditë më parë u bë e ditur se Rama ka firmosur përfundimisht një marrëveshje me Christmas Theatre për dhënien me qera të sallës. Në kontratë parashikohet zhvillimi i eventit ndërsa organizatorët marrin përsipër gjithë procedurën, sigurinë, ndriçimin, foninë dhe pastrimin. Ndërkohë Ramës i është dhënë një makinë tip “BMW” e blinduar për të ruajtur sigurinë.

Por duket se Ramës nuk i ka ecur shumë plani për të mbushur pallatin e sportit dhe ka vendosur të hedhë para për këngëtarë. Kryeministri ka marrë me vete Noizyn. Ky i fundit sa herë janë në vështirës socialistët shfaqet. Ai do të këndojë atje. Po ashtu sipas bashkëkryetares së PS në Athinë, Arminda Plangarica, është ftuar edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.