E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ‘shpërblen’ SPAK-un: 1.5 mln € për godinën që ua ‘dhuroi’ Veliaj!
Lajme

Rama ‘shpërblen’ SPAK-un: 1.5 mln € për godinën që ua ‘dhuroi’ Veliaj!

Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranë po “përkëdhelin” Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e “pagëzuar” si SPAK-u. Kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, ka kërkuar disa herë ambiente të reja. Fillimisht, i erdhi në “ndihmë” Erion Veliaj, duke i dhuruar një godinë me vlerë 5 milionë euro. Ky “donacion” vjen në një kohë që vetë Veliaj apo drejtorët e Bashkisë së Tiranës po hetohen për aferën e inceneratorëve. Ndërkohë, edhe Rama ka vijuar me ndihmat, pasi Ministria e Financave i ka shtuar buxhetin kësaj strukture për vitin 2024. Një pjesë e mirë e parave edhe për ndërtimin dhe rikonstruksionin e godinës së re të SPAK-ut.

Sipas dokumenteve që ka siguruar redaksia e BoldNews.al, Ministria e Financave i ka shtuar së tepërmi fondin kësaj akuze. Dhe menjëherë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka hapur një tender me objekt “ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK”. Fondi limit i kësaj procedure është 127.867.415 lekë, ose me TVSH shuma shkon në rreth 1.5 milionë euro.

Ndërkohë, në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani deklaroi disa muaj më parë se “po punojmë në ambiente përtej kapaciteteve”. “Është bërë një ndarje, një pjesë në vitin 2024, një pjesë në vitin 2025. Do ishte e mira të na jepej fondi i duhur buxhetor, për ta kthyer funksionale godinën brenda vitit 2024. Kjo bëhet funksionale vetëm nëse kemi fondin, pasi godinën e kemi, përballë zyrave tona është shumë afër dhe vijojmë punojmë tej kapaciteteve dhe s’mund të plotësojmë as stafin dhe organikën e kërkuar, pasi s’kemi ku t’i fusim punonjësit tanë”, tha Dumani.

Pra, ai bëri me dije se godina që kërkojnë është përballë SPAK-ut. Bëhet fjalë për një godinë në pronësi të Bashkisë së Tiranës, e cila është prokuruar nga ky institucion dhe ka qenë për Ujësjellës Kanalizime.

Disa kohë më parë, redaksia e BoldNews.al, denoncoi “dhuratën” që Veliaj i bëri SPAK-ut, e destinuar fillimisht për administratën qendrore të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës. Godina ndodhet përballë Gjykatës së Posaçme, në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, është në përfundim një godinë luksoze 6-katëshe. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në 12 Korrik 2022 propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për të dorëzuar çelësat e ndërtesës me vlerë rreth 5 milionë dollarë në duart e Prokurorisë së Posaçme.

“Përfituesi është e njëjta strukturë hetimore që, si rregull, duhet të ketë nën hetim Veliajn, për përfshirje në rol të dorës së parë në aferën e shumë-debatuar të ndërtimit dhe funksionimit të inceneratorit të Tiranës nga një grup kompanish private, me figurë përfaqësuese biznesmenin e shpallur në kërkim, Klodian Zoto”, shkruante BoldNews.al.

Sipas dokumenteve, Bashkia e Tiranës ka bërë tenderin me objekt “Ndërtim i godinës së re të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë”, me fond limit 480 milionë lekë të reja pa TVSH ose rreth 5 milionë USD, së bashku me TVSH.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.