E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama shpjegon patronazhistët:  Mund të jetë vajza ime Rea dhe tezja e Zahos votuese e pasigurtë?
Publik News

Rama shpjegon patronazhistët: Mund të jetë vajza ime Rea dhe tezja e Zahos votuese e pasigurtë?

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pyetur sot në mbrëmje lidhur me databazën e të dhënave të qytetarëve me të drejtë vote dhe të ashtuquajturit patronazhistë.

Kreu i PS tha se ato lista nuk kanë dalë nga PS, madje i cilësoi si “budalliqe”. Kjo pasi dhe vajza e tij Rea apo kunata kanë dalë si votuese të pasigurta.

Dudushi: Po ato listat për çfarë ju duhen me patronazhistë…?

Rama: Nuk ka parti të organizuar në planet, që të mos ketë kalkulimet e saj dhe databazën e saj. Dhe habitem nga surpriza,. Ato lista s’kanë lidhje me databazën tonë sepse mund të jetë Rea Xhillari votuese e pasigurtyë, mund të jetë?! S’ka si ajo listë mund të jetë e saktë. Mund të jetë tezja e Zahos votuese e pasigurtë?!

Dudushi: Po thoni që ato lista s’kanë dalë nga PS?

Rama: S’kanë lidhje me ne ato lista. Po para ca ditësh pashë këtë artikullin që nxorri GSH për gjithë databazën e gjendjes civile që ishte marrë vite para kur qeveriste PD. Ata patronazhistë janë anëtarë të PS që kanë në patronazh njerëz në lagjen ku banojnë. E shënojnë janë me PS me PD, janë të pavendosur janë të lëkundur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.