E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama shpreh ambicien: Synojmë dy fitore në zgjedhjet lokale dhe parlamentare
Publik News

Rama shpreh ambicien: Synojmë dy fitore në zgjedhjet lokale dhe parlamentare

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ambiciet e Partisë Socialiste për fitimin e dy zgjedhjeve të ardhshme, atë të zgjedhjeve lokale në 2023 dhe parlamentare në vitin 2025.

Gjatë mbledhjes së deputetëve të rinj dhe të vjetër, Rama u shpreh se mandati i tretë do të jetë më i vështirë se dy të parët pasi do të fillojë ngjitja e Shqipërisë lartë.

Sipas tij, ato çfarë do të mbjellin gjatë mandatit të tretë, do të korrë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kur do të vendosë populli përmes votës.

“Tani nis njëkohësisht në tre hapësira në Kuvend, qeveri dhe parti për dy fitore të tjera. Zgjedhjet vendore të 2023 dhe zgjedhjet parlamentare të 2025. Çfarë do mbledhim këtë kohë, do të korrim në ditën kur populli do bëjë ndarjen e të njomët nga të thatët. Mandati i tretë do jetë më i vështiri për rikonfirmimin e PS si forcë politike 4 vjet nga sot. Mandati i tretë do jetë sfidë, pasi nëse të parin nxorrëm Shqipërinë nga gropa dhe në të dytin vendosëm themele, ky i treti do jetë mandate i ngjitjes më lartë. E lehtë ta thuash por shumë e vështirë ta bësh. Më e vështira është gjetja e forcave pas një fitore të madhe për të kuptuar se sa thelbësore është të vetëkorrigjohesh. Kemi marrë një notë kaluese për qeverisje, morëm mandatin e tretë, por sa më mirë akoma mund të kishim qeverisur.

Sa ka ndikuar mungesa e alternativës për ne. Sa rol pozitiv ose jo kishte marrëdhënia e depuytetëve me komuniteteve në votën e 25 prillit. Sa ndikim kanë pasur ndryshimet në ofrimin e shërbimeve publike përmes digjitalizimit, sjelljet, bakshishet dhe qokat. Sa kanë arritur anëtarët e qeverisë që të arrijmë synimin. Duke rritur nivelin e punës në administratë. Vetë organizmi i PS-së sa ka arritur të pastrohet nga zyrtarë. Sa gjak i ri ka hyrë në trupin e kësaj partie” – tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.