Rama: Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e BE
Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të samitit të Procesit të Berlinit, ka deklaruar se Shqipëria u ul me dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me BE.
Rama shprehet se në në vitin 2030 Shqipëria do të ngrejë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel.
“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



