E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Shqiptarët nuk dinë! Zvicra di më shumë!
Publik News

Rama: Shqiptarët nuk dinë! Zvicra di më shumë!

Edi Rama ka folur sot në parlament në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave. Sipas Ramës, dija është shumë e rëndësishme, pasi vendos për fatin e një shteti. Ai mori shembullin e Zvicrës, që ka investuar shumë në dije dhe sot po shfrytëzon pasuritë natyrore.

Mirëpo, sipas tij, kjo nuk ndodh me Shqipërinë, pasi në vendin tonë nuk dinë aq sa Zvicra.

Ne dimë. Çështja është si ne këtë dije ta ekspozojmë për shoqërinë dhe ta kthejmë në një dije që i shërben vendit, duke qëndruar mënjanë nga rrjedhat e turbullta kaotike të të përditshmes së vendit. Shumë njerëz thonë ne kemi ujë, ne kemi diell, ne kemi naftë, ne kemi minerale, ne kemi pyje, male. Ne duhet të jemi si Zvicra, sepse ne jemi shumë të pasur, mirëpo vendet nuk dallohen nga ajo që kanë, por nga ajo që dinë. Zvicra nuk ka sa ne, por Zvicra di më shumë se ne. Nëse shohim investimet në dije dhe shkencë krahasuar me të ardhurat do të shohim që sa më shumë është investuar në dije dhe shkencë aq më shumë janë rritur të ardhurat. Izraeli nuk ka ujë, por është vendi nr 1 në planet për ujin. Ka ekselencën e furnizimit me ujë pa pasur ujë fare, sepse ka dijen. Ne kemi ujë më shumë se të gjithë pas Norvegjisë dhe problemin kryesor kemi ujin. Pse? Për shkak të një trashëgimie të egër si rezultat i padijes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.