E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama shuan zërat: Basha ka mundësi të bëhet President, aq sa ka Berisha për çmim Oscar
Lajme

Rama shuan zërat: Basha ka mundësi të bëhet President, aq sa ka Berisha për çmim Oscar

Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka asnjë shans që të zgjidhet president i Republikës së Shqipërisë.

Këtë gjë e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama me një përgjigje të prerë gjatë një deklarate për shtyp në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së PS.

Bëhet me dije se me ironi kryeministri Rama u shpreh se Basha mund të zgjidhet president aq sa ish-kryeministri Sali Berisha mund të fitojë çmimin Oscar.

“Basha mund të bëhet president i republikës me votat e kësaj shumice aq sa Berisha mund të fitojë çmimin Oscar.”, tha Rama.

Ndonëse ka theksuar se maxhoranca i ka votat për ta zgjedhur edhe vetëm Presidentin e ri, Rama theksoi se negociatat do të bëhen me çdo individ.

“Sapo kemi mbaruar një mbledhje të Asamblesë Kombëtare në vigjilje të Kongresit të PS-së i cili do të jetë një kongres në një kontekst të jashtëzakonshëm për shkak të kohës që jetojmë, me një format të ri, në funksion të një hapjeje të gjerë, të një adresimi të atyre që janë çështjet më të rëndësishme të këtij momenti të vështirë.
Sigurisht që do të kemi jo vetëm ata që do të flasin në emër të lidershipit të partisë, por do të kemi të gjitha disponimin dhe po bëjmë atë që duhet për të pasur të ftuar që të përfshihen në debatet tona, në kërkim të një gjallërimi të debatit jo vetëm brenda familjes sonë politike, por të rigjallërimit të një debati të shëndetshëm në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të vetvetes sepse kundërshtarët janë bërë një problem që të paktën për momentin nuk ekziston.

Ne kemi nisur një proces, ka një skuadër të mandatuar nga PS për të hapur një kanal komunikimi me forca, grupe, individë në parlamentin e Shqipërisë që përfaqësojnë anën tjetër, një anë me copa dhe çika, por sidoqoftë këtë nuk e kemi zgjedhur ne, ne thjesht respektojmë këtë konfiguracion që ata kanë krijuar. Në ndërkohë kemi hapur një proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS i ka votat dhe nuk varet nga votat e të tjerëve”, shtoi kryeministri./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.