E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama si Enveri: Bëhemi me Kinën.
Lajme

Rama si Enveri: Bëhemi me Kinën.

 

Ky fillim jave ka qenë e mbushur me takime të rëndësishme mes përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe politikanëve të Ballkanit Perëndimor sa i përket çështjes së procesit të integrimit.

Mes atyre që spikati me takimet dhe komentet e tij, ishte kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në jo pak raste, ai përsëriti se rajoni rrezikohet nga ndikime të tjera, nëse Bashkimi Europian nuk do hedhë sytë nga Ballkani.

“Kina, Rusia dhe Turqia do na ofrojnë diçka tjetër,” tha Rama.

“Kina ka shumë për të ofruar,” tha kryeministri shqiptar.

Diplomati europian Thomas Mayr Harting, u përpoq të sigurojë Ramën se BE vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj rajonit.

“Dyshoj se ndonjë nga vendet e rajonit do të bëhet pjesë e familjes kineze,” tha diplomati.

Nga ana tjetër, i përballur me pyetjet se përse shumë shqiptarë duan të largohen nga vendi, Rama e përsëriti disa herë faktin që edhe nga Kroacia po largohen shumë njerëz.

“Vitin e shkuar janë larguar 50 mijë kroatë, por askush nuk flet për këtë,” tha Rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.