E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sjell rastin e Zvicrës dhe apelon qytetarët: Tamponi nuk është si kontrolli mjekësor
Publik News

Rama sjell rastin e Zvicrës dhe apelon qytetarët: Tamponi nuk është si kontrolli mjekësor

Kryeministri Edi Rama ka sjellë rastin e Zvicrës për të thënë se jo në çdo rast që qytetrarët dyshojnë se janë të infektuar mund të bëhet testi për të parë nëse janë të infektuar me koronavirus.

rama call center

 

Në një postim në facebook, Rama shkruan se Zvicra e përdor tamponin vetëm në rastet me rrezik të lartë, pasi tamponi nuk është si kontrolli mjekësor.

Rama thekson se në rast se dyshon se je i infektuar “mjafton të zbatosh rregullat, të rrish në shtëpi kur vjen nga një zonë e prekur, kur ke pasur kontakt me njerëz që vijnë nga ato zona apo kur ke një punë që për momentin është mbyllur dhe e kryer detyrën në frontin tënd të luftës!”

Postimi i Ramës:

JA SI PËRDOREN TAMPONËT PËR TESTIN E KORONAVIRUSIT NË NJË NDËR VENDET MË TË PASUR TË BOTËS DHE ME NJË NDËR SISTEMET SHËNDETËSORE MË TË SHKËLQYER TË GLOBIT:

Koronavirus: Zvicra tani teston vetëm pacientët me rrezik të lartë

Autoritetet shëndetësore në Zvicër kanë vendosur të kufizojnë testet e koronavirusit tek personat mbi 65 vjeç ose ata me probleme shëndetësore ekzistuese, që kanë një rrezik më të lartë për një rezultat vdekjeprurës. Lista e problemeve ekzistuese shëndetësore përfshin hipertension, diabet, sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të frymëmarrjes, një sistem imunitar të dobësuar ose kancer.

Në praktikë, kjo ka të ngjarë të thotë që shumica e popullsisë do të kalojë pa testuar. Duke shkuar përpara, numri i rasteve të infeksionit koronavirus në Zvicër ka të ngjarë të tejkalojë ndjeshëm numrin e rasteve të regjistruara. Por shqetësimi real është garantimi i ndihmës së specializuar për të prekurit që janë në rrezik real.

Për të shmangur mbingarkesën e sistemit shëndetësor, ata me simptoma koronavirusi që nuk kualifikohen për testim u kërkohet të izolohen. Nëse simptomat e tyre përkeqësohen ose sjellin vështirësi serioze në frymëmarrje, ata duhet të telefonojnë mjekun ose shërbimin shëndetësor.

“Nëse jetoni me njerëz të tjerë, duhet të kufizoheni në një dhomë të vetme, mbyllni derën dhe hani të gjitha ushqimet në atë dhomë”. Ky ka qenë udhëzimi i autoriteteve shëndetësore.

Detyrimi i izolimit përfundon 24 orë pasi të zhduken simptomat, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH).

TË GJITHË DUHET TA MËSOJMË QË TAMPONI NUK ËSHTË SI KONTROLLI MJEKËSOR BAZË QË DUHET TA BËJMË TË GJITHË DHE SE ME TAMPON PA TAMPON, KUR NUK KE SHENJA DOMETHËNËSE SHQETËSIMESH, MJAFTON TË ZBATOSH RREGULLAT, TË RRISH NË SHTËPI KUR VJEN NGA NJË ZONË E PREKUR, KUR KE PASUR KONTAKT ME NJERËZ QË VIJNË NGA ATO ZONA APO KUR KE NJË PUNË QË PËR MOMENTIN ËSHTË MBYLLUR DHE E KRYER DETYRËN NË FRONTIN TËND TË LUFTËS!

PRANDAJ DURIM, BESIM TEK VETJA E TEK SHTETI DHE PËRSËRI DURIM, DURIM, DURIM DUKE SHMANGUR SA MË SHUMË SHIGJETAT E INFEKTUARA MEDIATIKE!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.