E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: S’ka ultimatume, jo 40, por të gjithë të dilni jashtë nuk fitoni gjë, përkundrazi…
Lajme

Rama: S’ka ultimatume, jo 40, por të gjithë të dilni jashtë nuk fitoni gjë, përkundrazi…

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish dialog nga salla e Universitetit të Vlorës, duke iu përgjigjur deklaratave të studentëve që lanë takimin, e duke i garantuar ata se nuk mund të ecet gjëkundi me ultimatume. “Këta që bërtasin dhe nuk duan të flasin, cfarë kërkojnë? Turp është të mos flasësh, jo të kërkosh të flasësh. Ja ku i ke ultimatumet, ai është 8 pika plotësoji, ka qenë një këngë e famshme në kohën e komunizmit, por nuk jemi në atë kohë.  Duhen diskutuar, unë mendoj që duhet të kemi shkallëzim meritokratik te tarifat, nuk ka ulimatume, jo ata 40 vetë, por të gjithë mund të dilni dhe nuk fitoni asgjë, përkundrazi do humbni, të jeni të sigurt”- tha Rama.

Më tej u është përgjigjur atyre që braktisën takimin: “Një gjë i them asaj vajzës, keni keqkuptuar protestën, si e kam keqkuptuar unë? Duke thënë që ishte shuplakë për qeverinë? Që do të thotë se jo vetëm nuk e kam keqkuptuar, por e kam kuptuar më mirë se ajo, se e kam analizuar shumë thellë thelbin e shpërthimit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.