E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama  sot merr çelësat e diplomacisë shqiptare
Politikë

Rama sot merr çelësat e diplomacisë shqiptare

Këtë të hënë pasdite Edi Rama pritet të marrë një tjetër post qeveritar të rëndësishëm përveçse atij të kryeministrit.

Kuvendi mblidhet këtë 21 janar për të hapur sesionin e katërt të Legjislaturës së nëntë, për të kaluar fillimisht dekretin për shkarkimin e Ditmir Bushatit si dhe miratimin e Ramës në postin e kryediplomatit të Shqipërisë.

Opozita pritet të jetë në kuvend për t’u përplasur përballe me qeverisjen, edhe pse ende një vendim nuk është marrë pasi pritet një mbledhje këtë të hënë për të vendosur saktësisht nëse minoranca do të hyjë në kuvend.

Kujtojmë se seancën e fundit parlamentare, opozita nuk arriti të marrë fjalën në foltore, çka solli një reagim të ashpër të drejtuesve Basha e Kryemadhi, të cilët paralajmëruan nisjen e një aksioni të ri politik me protesta të përhershme derisa qeveria të rrëzohet.

Mbetet për t’u parë nëse opozita do ta nisë parlamentin me përplasje, sidomos këtë pasdite në orën 17:00, kohë në të cilnë do të mblidhet kuvendi për t’i dhënë çelësat e diplomacisë shqiptare kryeministrit të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.