E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sqaron: Ata që do humbin një pronë do marrin si kompensim një hapësirë edhe më të favorshme
Publik News

Rama sqaron: Ata që do humbin një pronë do marrin si kompensim një hapësirë edhe më të favorshme

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti kanë prezantuar ditën e sotme planin e rindërtimit të Krujës, ndërsa u tha se në një hapësirë prej 57 mijë e 737 m2 do të strehohen 370 familje.

Me një komunikim në facebook, ndërsa u ndal edhe tek procesi i shpronësimit, Rama sqaroi se kompensimi nuk do të bëhet me para në dorë, por me një pronë, ose truall në sipërfaqen e re që do të ndërtohet.

Rama pupupu

Për ata që nuk do të pranojnë një kompensim të tillë, Rama u shpreh se do të fillohet procedura e zakonshme e shpronësimit.

“Ofertën e parë të atyre që janë në të drejtën e tyre subjekt i marrjes së një pagese për pronën, duhet tja bëni për një shkëmbim në natyrë. Ata që do humbasin një objekt apo një hapësirë të caktuar, ju propozohet të marrin si kompensim nga ndërtimi një hapësirë shumë më të favorshme. Propozojeni këtë gjë jo vetëm për të shmangur shpenzime të tepërta por edhe për ata që të kenë mundësi të përfitojnë një pronë të patundshme, nëse nuk duan do fillojmë me procedurën ligjore të shpronësimit. Duhet t’i paraprini që të mos humbim kohë me këtë proces“, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.