E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sqaron si do të organizohet “Akademia e Barinjve”
Lajme

Rama sqaron si do të organizohet “Akademia e Barinjve”

TIRANË – Nisma e ministrisë së Bujqësisë, për krijimin e një “Akademie për barinjtë”, ka shkaktuar reagime të forta në rrjet.

Gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për bujqësinë, kryeministri iu përgjigj të gjithë atyre që “bëjnë humor me këtë nismë”.

Rama sqaroi se “Akademia e Barinjve”, është një strukturë që do të japë informacion për fermerët, ndërsa takimet do të jenë sezonale.

“Bëjnë humor me akademinë e barinjve, që në fakt të tjerët e kanë, ata që janë më budallenj se ne e kanë. Akademinë e barinjve, të peshkatarëve, të bletarritësve. Çfarë do të thotë kjo, vihen ne dispozicion struktura që ju japin informacion çdo vit. Nuk do thotë se hajdeni tek akademia e shkencave. Mblidhen këta njerëz për një sezon të caktur, çdo vit, dhe ju japin informacion për tregun, për ekonominë”, tha kryeministri.

Një ditë më parë, përveç akademisë së barinjve, Rama njoftoi se do të hapet edhe një shkollë profesionale për peshkatarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.