Rama sulme opozitës nga Milano: Gënjeshtër nga gojët e pista

Kryeministri Edi Rama nga Milano i është kundërpërgjigjur opozitës e cila tha se 1 milionë shqiptarë kanë ikur nga vendi gjatë pushteti të PS.

Rama u shpreh se akuzat e opozitës së nga vendi janë larguar 1 milion shqiptarë, është një gënjeshtër e ligë.

Nga Milano i Italisë, kryeministri Edi Rama, tha se opozita nuk ia arritu të zbehte “madhështinë” e takimit me shqiptarët e Greqisë.

Për këtë arsye Rama tha sot nga faltorja në Milano para emigrantëve shqiptarë se historia e “autobusëve” ka dalë sipas tij nga gojë të pista.

“Disa gojë nga ato që ju i njihni mirë thoshin që unë nuk duhet të vija këtu, sepse nën udhëheqjen time paskan ikur 1 milionë shqiptarë. Kjo është një gënjeshtër e madhe, e ligë dhe e turpshëm, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana, e cila doli po nga ato gojë të pista duke i ofenduar shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi në det në atë përqafim kuqezi të Athinës për të treguar dashurinë dhe për të shprehur mallin.

E vërtetë është, kanë ikur në këto 10 vjet shumë shqiptarë, shumë më tepër sesa janë kthyer, por Shqipëria e katandisur në 1.5 mln banorë, Shqipëria e narkoshteti, Shqipëria ku nuk ka as punë e as shpresë është një Shqipëri që ekziston në humnerën e atyre gojëve që përndjek tokën e fëmijëve të Shqipërisë, qysh kur u shpall pavarësia në 1912. Që prej asaj dite më të liqtë e armiqve të vetë Shqipëria i pati nga radhët e parisë së vet.”, tha Rama.

Kryeministri teksa foli në takimin me shqiptarët në Milano, u shpreh se ata vijnë sot në Shqipëri në një vend krejt ndryshe nga ai që kanë lënë kur kanë ikur vite më parë nga “sytë-këmbët”.

Sipas Ramës, koha e mirë e Shqipërisë më në fund ka ardhur dhe vetëm ne shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve të saj, mund dhe do ta bëjmë këtë kohë, një kohë që do të shënjohet në historinë e kohës sonë, siç është koha e ribashkimit përfundimtar me familjen evropiane.

“Po i them atij që do të besoj te Shqipëria e sotme, Shqipëria e nesërme do t’ia kthejë shumëfish besimin. Këtu është e mundur që njerëzit të jenë njëkohësisht banorë të ishullit dhe të kontinentit dhe t’i qëndrojnë larg të këqijave që vijnë nga të dyja, duke gëzuar si njërin, si tjetrin.

Për çdo të huaj në pragun e shtëpisë së shqiptarit, ju vini sot në një Shqipëri që është shumë ndryshe nga ajo ku ikët nga “sytë-këmbët”.

Mos e harroni pikërisht pse ajo është e tillë, ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, me eksperiencën, me kursimet e veta dhe që duke pasur mësuar guximin, do të fitojë për veten dhe familjen më shumë sesa ata që ngurrojnë e që mendohen e presin që ta gjejnë gati.’ ,tha Rama.

Publikuar nga Publik Media