Rama Tahiri i pafajshëm pa prova
Gjen shpëtim tek Komisioni i Venecias. Ja çfarë tha sot
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duket se vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim në lidhje me ish-ministrin e tij të Brendshëm, Saimir Tahiri. Rama është pyetur nga gazetarët në konferencën me Mogherinin në lidhje me Tahirin.
Kryeministri këtë herë gjeti shpëtim tek Komisioni i Venecias. Sipas tij, qeveria dhe mazhoranca kanë zbatuar ‘pikë për pikë rekomandimet e Komisionit të Venecias’.
‘Është shumë e rëndësishme të shpjegojmë se në rastin e Saimir Tahirit kuvendi dhe shumica qeverisës ka zbatuar në frymë dhe germe gjithçka që Komisioni i Venecias ka nënvizuar gjithashtu një komision në Kuvend thirret për të trajtuar gjendjen e arrestit apo masave të parashikuara për një deputet.
Unë e kam thënë dhe po presim që prokuroria të kthehet me të paktën një provë. Jo dhjeëtë. Një të vetme. Dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda është shumë larg të qenit një trupë e influencueshme përsa i përket anës së shumicës ndërsa teorikisht mund të pranojmë spekulime për mundësinë e influencës’, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



