Rama, takim me të rinjtë e teknologjisë dhe inovacionit
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në një takim me të rinjtë e teknologjisë dhe inovacionit, të cilët kanë përfunduar kursin e kodimit.
Më tej, kryeministri u shpreh se do të bëhet çmos të mos humbet nga sytë bota e teknologjisë, e cila po ndryshon me shpejtësi të madhe.
“Nuk ka rëndësi statusi. Shumë vajza dhe djem sot në Shqipëri dhe individualisht pa lëvizur nga shtëpia mbajnë familjen, ndërkohë që për vete nuk kanë mbaruar universitetin. Është tregues i kësaj bote që po ndryshon me shpejtësi të madhe. Ne do të bëjmë çmos të mos e humbim nga sytë këtë botë që po lëviz me shpejtësi marramendëse”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



