E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Rama takon Erdoganin. Ja çfarë diskutuan

Kryeministri Edi Rama, ka takuar sot në Stamboll presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ka qenë vetë kreu i qeverisë shqiptare ai i cili ka njoftuar takimin mes tij dhe Erdogan.

Me anë të një statusi në Facebook, Rama ka theksuar se gjatë bisedës me presidentin turk u diskutuan marrëveshjet mbi projektet e përbashkëta në Shqipëri, ku një ndër to është aeroporti i Vlorës.

Rama ndodhet në Stamboll, ku do të marrë pjesë ditën e hënë në Kongresin Botëror të naftës.

Ja postimi i Ramës në Facebook:

Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës nesër. Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines??????????????????

Ja çfarë ndodhte në Stamboll gjatë kohës që Rama takohej me Erdogan

Ndërkohë, e diela ishte një ditë e rëndësishme për Turqinë, pasi sipas “BBC” dhjetëra mijëra persona u mblodhën në protestën më të madhe kundër qeverisë së Presidentit turk që prej protestave të Parkut Gezi, katër vite më parë.

Mitingu shënoi edhe fundin e 450 kilometrave rrugë në këmbë që bëri lideri i opozitës turke, Kryetari i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdaroglu.  Rrugëtimi i tij në këmbë “për drejtësi” që nisi nga kryeqyteti Ankara për në Stamboll zgjati 25 ditë.

Dhjetëra mijëra personat që u mblodhën në sheshin në Maltepe protestuan kundër pushimeve masive nga puna dhe burgosjeve që pasuan grushtin e dështuar të shtetit vitin e kaluar, raporton “BBC”, sipas të cilës, Erdogan i ka akuzuar marshuesit për mbështetje të terrorizmit.

Lideri i opozitës turke e quajti marshimin dhe protestën e sotme “një lindje të re”.

“Askush nuk duhet të mendojë se ky marshim është i fundit. Është hapi i parë”, tha Kiliçdaroglu, i cili nisi marshimin pasi një prej deputetëve të tij, Enis Berberoglu, u arrestua dhe u burgos sepse kishte publikuar dokumente që pretendonin se qeveria turke armatoste xhihadistët në Siri. Këto akuza mohohen nga deputeti opozitar.

“Ne marshuam për drejtësi, ne marshuam për të drejtat e njerëzve të shtypur, për deputetët të burg dhe për gazetarët e arrestuar. Ne marshuam sepse sistemi i drejtësisë është nën monopolin politik , tha ai teksa fliste para mbështetësve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.