E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker
Lajme

Rama takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker

Gjatë qëndrimit në Nju Jork në kuadër të mbledhjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. Rama shkruan se ata janë mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese të vendit tonë.

“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer; dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri e të rrugëtimit evropian të vendit tonë”, shkruan ai në Facebook.

70952204_10157018276061523_2711738506975117312_n

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.