Rama tallet me Metën nga Himara: U çua që në 5.00 jo se më priti mua, po hëngri paçe me Fahri Balliun
Gjatë fjalës së tij nga Himara kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestat e opozitës për rrëzimin e tij. Kryeministri nuk la pa ironizuar edhe zgjimin e presidentit Ilir Meta që në orën 05:00 të mëngjesit ditën e djeshme.
“Hajdeni të shtunën se do e rrëzojmë, këndojnë e himnin, ra ra ra, vjen e hëna mblidhen na rrezojnë prap. Keni parë ju njerëz që mblidhen natën për rrëzimin e qeverisë. Ai i pesës së mëngjesit, ai nuk është se u zgjua për të dalë në zyrë, ai s’ ka fjetur fare. E kur s’ fle në pesë të mëngjesit ha paçe me Fahri Balliun. U bë presidenca si pica telefon 24 orë. O zot, ha paçe o ilir me Fahriun e kafen turke merre kokërr deri të dielen se iku kjo punë. 30 qershori është i popullit jo i partive”, ironizoi Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



