E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama tenton të puthë dorën, kryeministrja japoneze e lë ‘thatë’
Bota

Rama tenton të puthë dorën, kryeministrja japoneze e lë ‘thatë’

Një moment i papritur gjatë një takimi zyrtar në Japoni ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku kryeministri Edi Rama tentoi t’i puthte dorën kryeministres japoneze, Sanae Takaichi.

Në pamjet e mëposhtme shihet ku gjatë momentit të përshëndetjes protokollare, Rama afrohet drejt dorës së Takaichit, ndërsa kjo e fundit reagon menjëherë duke e tërhequr dhe duke shmangur gjestin, duke e kthyer situatën në një moment të sikletshëm para kamerave.

Videoja është bërë virale brenda pak orësh, duke nxitur komente të shumta. Një pjesë e përdoruesve e konsiderojnë situatën si një gafë në protokollin diplomatik, ndërsa të tjerë e shohin si një keqkuptim të thjeshtë apo diferencë kulturore në etikën e përshëndetjes.

Deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar nga asnjëra palë lidhur me interpretimet që po i bëhen videos, ndërsa takimi mes dy liderëve është zhvilluar në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Japonisë.

Vizita e kryeministrit Rama në Japoni përfshin një sërë takimesh me përfaqësues të lartë dhe fokusohet në bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes dy vendeve, ndërkohë që ky episod duket se ka marrë vëmendjen kryesore në opinionin publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.