E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama tërhiqet nga projekt-ligji për importin e plehrave, çështja rikthehet sërish për debat publik
Lajme

Rama tërhiqet nga projekt-ligji për importin e plehrave, çështja rikthehet sërish për debat publik

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Eduard Shalsi, duke dale nga nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker, Eduard Shalsi, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Mazhoranca është tërhequr nga diskutimi në Kuvend i dy projekt-ligjeve shumë të debatuara; projektligji për importin e mbetjeve dhe projekt-ligji për dekoratat. Lajmin e bën me dije kreu i grupit parlamentar, Taulan Balla.
“Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”, shkruan Balla në Facebook.

Nuk dihet ende përse është marrë ky vendim, të paktën për projekt-ligjin e importit të plehrave, për të cilin Rama ishte i vendosur ta miratonte që në mandatin e tij të parë, por e zvarriti kur pa se nuk i kishte votat e LSI-së në Kuvend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.