E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë
Publik News

Rama tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë

Reagon Rama
NJË LAJM POZITIV dhe pse nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800KW për konsumatorët familjarë

Rama: Kursimi i energjisë është arma kryesore për ta kaluar këtë dimër pa kufizime energjie. Këtë e thotë logjika e kësaj krize globale. Disa në Shqipëri thonë se vendi ynë s’ka lidhje me krizën se ka ujë dhe HEC-e sa të duash, por nuk është e vërtetë. Sistemi ynë energjetik me HEC-et plot e përplot plotëson vetëm 75 % të nevojave. Ne po ecim sipas planit për të plotësuar 100% të nevojave dhe për ta bërë Shqipërinë një vend sovran për prodhimin e energjisë. Por ne do të vazhdojmë të dalim ën tregun ndërkombëtar. Megjithatë unë dhe kjo qeveri jemi këtu jo vetëm për të garantuar mbrojtjen e çmimit të energjisë të konsumatorëve familjarë, por edhe për të mos lënë gjë pa bërë që barra faktike dhe psikoligjike e kësaj lufte dhe inflacionit të lehtësohet sa më shumë.
Sot kam një lajm pozitiv pas një diskutimi që kemi zhvilluar mbrëme deri vonë. më 1 shtator kur vendosëm fashën, kërkesa nga KESH-i ishte 17 mijë kilovatë, sot është 11 mijë kilovatë.

VENDIMI I ERE
Enti Rregullator i Energjisë miratoi propozimin e Furnizuesit të Shërbimit Universal për aplikimin e rritjes së cmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 KwH për abonentët familjarë. Kështu që nga 1 Tetori abonentët familjarë që shpenzonin mbi 800 kwh do ta paguanin atë me 42 lekë për kwh.

Në analizën e bërë nga kompanitë rezulton se në muajin tetor prekeshin 49 mijë familje nga rritja e çmimit. Vetë kreu i ERE-s, Petrit Ahmeti tha se me vendimin e ri prekte 5 % e abonentëve familjarë, pjesa tjetër e tyre do të paguanin me çmimin 9.5 lekë për kwh.

 

Opozita pjesëmarrëse në mbledhje e kundërshtoi këtë vendim. Jorida Tabaku tha se rritja e çmimit të energjisë do të ishte kosto shtesë për familjet.

Në aplikimin që OSHEE përmes furnizuesit të shërbimit universal ka bërë në ERE thuhej se ky ndryshim në rritjen e çmimit të energjisë elektrike për sasinë e konsumuar nga klientët familjarë mbi 800 kwh në muaj do të rrisë shpenzimet e blerjes së energjisë për periudhën tetor-dhjetor me rreth 1.8 miliardë lekë ose rreth 16 milionë euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.