E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RAMA THA SE I KËRKOI T’I PUNËSONTE BABAIN SHOFER NË MINISTRI, TAULANT MUKA I PËRGJIGJET NGA ZVICRA: NXIRR DIPLOMËN (E PLOTË)
Lajme

RAMA THA SE I KËRKOI T’I PUNËSONTE BABAIN SHOFER NË MINISTRI, TAULANT MUKA I PËRGJIGJET NGA ZVICRA: NXIRR DIPLOMËN (E PLOTË)

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme në ftesën për dialog me studentët, iu përgjigj edhe serisë së denoncimeve të ish zv ministrit të dorëhequr të Arsimit Taulant Muka.

Rama tha se teksa i dha postin si zv.ministër, Muka kishte filluar me kërkesat e tij, ku mes të tjerash ishte edhe kërkesa për ta sjellë babain e tij si shofer në ministri.

Por i menjëhershëm është reagimi i Mukës në facebook, përmes një komenti lënë nga Zvicra ku ai po ndjek kërkimet e tij shkencore.

“Nxirr diplomën U thashë, pse u nxeve kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyte ju bindem”, shkruan Muka.

Ndërkaq Rama tha se nuk ka doktoraturë dhe s’ka ndërmend ta bëjë.

“Jam një piktor i thjeshtë shqiptar”, u shpreh kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.