E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama trefishon Belinda Ballukun në Komitetin e PPP-ve
Publik News

Rama trefishon Belinda Ballukun në Komitetin e PPP-ve

FALSIFIKIM MAFIOZ NË VKM/ Ja 3 ministrat, që do firmosin vjedhjet fondeve dhe pasurive në vazhdim; vendimi tregon se kryeministri i oligarkëve, nuk po heq dorë nga skema e koncesioneve, as në këtë kohë krize financiare të shtetit, kur çdo “qindarkë” e lënë nga krye-hajdutët, duhet përdorur për emergjencën dhe duhet mbajtur rezervë për sigurimin e jetës dhe ushqimit e ilaçeve të popullatës

Në datën 7 prill 2020, ora 23 e 45 minuta, Kryeministri Rama ka regjistruar një vendim, gjoja të marrë në emër të Këshillit të Ministrave; lidhur me vazhdimin e PPP-ve, por me “rregullore” e komitet të ri.

Vendimi i firmosur nga Edi Rama, është krim i rëndë shtetëror; jo vetëm për faktin, se është shpallur si “Vendim Qeverie” pa e mbledhur qeverinë, por sepse kryeministri ka bërë një falsifikim të qëllimshëm, në emërtesat ministrore, duke sajuar 2 ministri që nuk ekzistojnë fare.

Më konkretisht, mesnatën e datës 9 prill 2020, në “Fletore Zyrtare” është publikuar VKM nr. 280, datë 07.04.2020, me objekt krijimin e dhe funksionimin e komitetit, që do përzgjedhë e miratojë PPP-të në vazhdim.

Anëtarë të Komitetit të PPP-ve, sipas Vendim-Fermanit të “Sulltanit të Surrelit”, janë caktuar 3 ministrat Anila Denaj, Belinda Balluku e Blendi Klosi; të cilat do firmosin, se cilët koncesione duhen miratuar e cilëve oligarkë, u duhen dhënë.

Me këtë treshe ministrash, kryeministri Rama, ka bërë falsifikimin për përbërjen e komitetit të PPP-ve, si numër e përbërje ministrore; duke spostuar dy ministra.

Sipas ligjit të PPP-Koncesioneve, Komiteti duhet të përbëhet nga 5 anëtarë (ministra) me të drejtë vote të barabartë; konkretisht, nga ministri i Brendshëm; i Ekonomi-Financave; i Infrastrukturë-Energjisë; i Mjedisit dhe nga ministri i Kulturës.

Kjo përbërje ministrore, është detyrim ligjor taksativ për zbatim; por kryeministri Rama, ka zbatuar “kodin” e praktikës së tij mafioze.

Vendimi dëshmon, se jo vetëm i ka spostuar 2 ministrat Lleshaj e Margariti nga Komiteti i PPP-ve, por edhe ka i “zëvendësuar” ata, me një skemë mashtrimi; qartazi falsifkim shtetëror duke sajuar 2 “vota”, që do t’i menaxhojë ministrja Balluku.

Ja falsifikimi i Ramës në VKM nr. 280, datë 07.04.2020, për përbërjen e Komitetit të PPP-ve:

Për të plotësuar numrin ligjor me 5 anëtarë; “kasapi” i PPPve e ka “ndarë” ministren Belinda Ballukut në 3 “copa”, duke e bërë sikur është me 3 poste: Ministre për Infrastrukturën; Ministre për Industrinë e Energjinë dhe Ministre për Zhvillimin Urban.

Me këtë marifet, Edi Rama ka caktuar vetëm 3 ministra, me të drejtë vote vendim-marrëse, por ka 5 vota; prandaj e ka ndarë ministrinë e Ballukut në 3 pjesë, duke sajuar edhe 2 ministri e ministra fantazma, që nuk ekzistojnë në përbërjen e kabinetit.

Por rolin e këtyre ministrave që nuk ekzistojnë, do ta luaj Belinda Balluku; që do ketë 3 vota në Komitetin e PPP-ve: 1 si Ministre Infrastrukture, 1 si Ministre Industrie-Energjie dhe 1 si Ministre e Zhvillimit Urban.

Pra, ligji kërkon, që ky komitet të jetë me 5 anëtarë (vota); dhe Rama i ka plotësuar me 3 ministra, 3 nga të cilat i ka Belinda Balluku, sikur gjoja është ministre e 3 ministrive.

Skandal janë edhe këto 3 përcaktime të tjera në këtë vendim:

  1. Tre ministrat anëtarë të Komitetit të PPP-ve, Balluku, Denaj, Klosi; kanë të drejtë të votojnë edhe PPP e Koncesione, që i hartojnë e firmosin vetë si kontrata; kur këtë e ndalon ligji “Për konfliktin e interesave”.
  2. Në mbledhjet e Komitetit të PPP-ve, kanë të drejtë të marrin pjesë, të diskutojnë e bëjnë propozim; edhe oligarkët që do marrin koncesionet, kur ata nuk e dinë nëse do të jenë “fitues” apo jo; pra, do paracaktohen.
  3. Në komitetin e PPP-ve janë 5 vota, por nga këto 3 vota (shumicën) i ka Belinda Ballku; e cila është caktuar sikur është ministre e 3 ministrive të ndryshme, 2 nga të cilat nuk ekzistojnë.

Kaq mjafton, për t’u kuptuar se me çfarë skenarësh, do ta vazhdojë kryeministri Rama; skemën mafioze të zhvatjes së buxhetit e grabitjes së pasurive kombëtare me PPP.

Besojmë, se këtë skandal të rëndë, do ta “kuptojnë” dhe shefat e Prokurorsë së Përgjithshme e të SPAK; të përzgjedhur, të votuar e emëruar në detyra, si “zyrtarë me integritet, aftësi profesionale e guxim”, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit shtetëror./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.