E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama tregon kërkesat e ‘mikut’ nga Europa
Lajme

Rama tregon kërkesat e ‘mikut’ nga Europa

Kryeminsti i vendit Edi Rama në takimin e fundvitit me ambasadorët u shpreh se është investimi i duhur me përfitim dhe për BE-në çelja e negociatave me Shqipërinë dhe dhënia e mundësisë shqiptarëve për ta parë vetën me vendet që kanë nisur negociatat.

Në përpjekjen e tij për tu shpjeguar ambasadorëve se Shqipëria nuk është ajo që shpesh herë paraqitet dhe për të cilën është krijuar një imazh i keq, Rama solli në vëmendje një histori të “një kryetarë bashkie nga një qytet europian”, siç e quajti ai por që nuk ia përmendi as emrin as se nga ishte.

Kryeministri tregoi se me të mbërritur në Shqipëri ai kishte bërë një kërkesë të pazakontë ku kishte kërkuar roje me pushkë por edhe një makinë të blinduar dhej kjo si pasojë e paragjykimit për Shqipërinë.

“Një mik kryetarë bashkie në një qytet të Bashkimit Europin vizitoi Tiranën para pak javësh kërkoi roje me pushkë dhe një makinë të blinduar, natyrisht që ne nuk mund t’ja plotësonim.

E tajkova një ditë më pas, ndërkohë në qytetin e tij ka dyfish vrasje krahasuar me Tiranën. Më tha me sinqeritet dhe dashamirësi se ndjehej i befasuar nga Shqipëria se nuk e kishte mendur se Shqipëria dhe Tirana ishte kjo që gjeti.

Kjo është për shumë shembuj të tjerë që vijnë për arsye pune dhe ndeshen me një realitet që as e kanë menduar”, tha Rama para ambasadorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.