Rama tregon pse dështoi Ballkani i Hapur/ “Ngeci për shkak të vetove”
Kryeministri Edi Rama në një konference të përbashkët me Kryeministrin maqedonas Dimitar Kovacevski ka treguar arsyet që çuan në “dështimin” e Ballkanit të Hapur.
Ai u shpreh se kjo nismë ngeci për shkak të vetove që vendosën vendet e tjera të rajonit por nga ana tjetër Rama tha se nëse do të kthehej pas në kohë do t’a kishte ndërmarrë sërish këtë nismë.
“Solli gjëra fantastike që janë në realitetin e njerëzve që shfrytëzuan marrëdhëniet me Ballkanin e Hapur sidomos në fushën e tregtisë.
Ne duhet të zhytemi me mendje dhe zemër në Procesin e Berlinit për ta kthyer në një proces funkional. Ne mund të jemi funksionalë kur jemi bashkë. Ballkani i Hapur ngeci nga vetot”-tha Rama.
“Ballkanin e hapur 100 herë të kthehesha mbrapa 1000 herë do e bëja.
Ballkani i hapur është një nga 72 iniciativat në këtë rajon.
Çfarë e keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur rajonit?
Merrni shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve”, theksoi më tej Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



