Rama tregon pse i rritëm pagat vetes/ “Kemi bërë një “lajthitje” me pagat e prokurorëve”
Rama i kujton sërish humbjen opozitës, shqiptarët folën qartë, tronditën ata që s’duan të dëgjojnë
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në seancën e sotme parlamentare për zgjedhjet vendore dhe rezultatin zhgjënjyes të opozitës.
Rama gjatë fjalës së tij i është drejtuar opozitës duke thënë se shqiptarët nuk braktisën socialistët në zgjedhje, por opozitën ndaj dhe ata nuk mund të vijnë në parlament dhe të flasin në emër të shqiptarëve.
Kryeministri ndër të tjera tha se shqiptarët në zgjedhje folën aq qartë sa kanë tronditur të gjithë ata që nuk duan të dëgjiojnë.
“Në emër të shqiptarëve flasin shqiptarë dhe ata të cilët ata mandatojnë. Shqiptarët sapo kanë folur s’është bërë akoma java e dytë dhe kanë folur aq qartë sa kanë tronditur një pjesë të atyre që nuk duan të dëgjojnë. Është shumë komike që të flitet në emër të shqiptarëve. Të flitet në emër të shqiptarëve që braktisën politikën, zgjedhjet, apo të të rinjve që ishin të paktë në votime. Por pasqyra e pjesëmarjes flet ndryshe. Shqiptarët nuk na kanë braktisur të gjithë ne, por një pjesë nga ne. Të gjithë deputetët e krahut të majtë që përfaqësoj unë, shqiptarët nuk na kanë braktisur, por na mbështetur si kurrë më parë. Në zgjedhjet vendore, partitë e mëdha bien te votat për subjektin politik dhe partitë e tjera rritën si rezultat i një numri shumë të madh kanidatësh për këshilla. Ja që këtë herë ka ndodhur ndryshe, prandaj braktisësit e të gjithë moshave, kërkojini nga mënyra si e shihni Shqipërinë është një këshill që ua kam kërkuar që në mandatin tonë të parë kur paraqita programin tonë të parë dhe fjalëmarrësi pas meje kërkoi dorëheqjen. Ne do të vazhdojmë vetëm përpara. Jam i lehtësuar sepse vijmë për të kaluar një projekt të cilin kemi dashur ta kalojmë vite më parë dhe kemi luftuar çdo ditë këtyre viteve”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të përmend në Parlament dhe vendimin për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat.
Gjatë fjalës së tij, Rama e ka cilësuar hipokrizi mosparnimin e rritjes së pagave nga disa deputetë.
Ndër të tjera ai ka shpjeguar se kjo rritje bëhet sipas një hierarkie të caktuar të rritjes së rrogave. Pra sipas tij një mësues nuk mund ta ketë pagën më të lartë se Presidenti i vendit.
Rama theksoi më tej se gabimi më i madh i qeverisë ka qenë rritja e rrogës për punonjësit e sistemit të drejtësisë.
“Një hipokrizi për të vënë duart në kokë. Nivelet e pagave nuk përcaktohen sipas qejfit, por në një logjike të një ekspertize. Ju ka thënë që unë kur flas flas për gjëra që i kam mësuar shumë mire. Nuk mund të ndërtosh një piramidë pagash dhe të vendosesh pagën e një mësuesi më të lartë se të Presidentit. Kemi bërë ne një lajthitje, një lajthitje në sistemin e drejtësisë. Është lajthtje sepse nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë Presidenti, nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se ministri i drejtësisë. Unë mendoj që nuk i hyhet këtij monopati që të tallemi. Shqiprarëtkush i merr për budallenj mundtë gjënjej disa, por vjen një ditrësiç erdhi në Shkodër që firojnë ata. Urdhëroni hajdeni, paga minimale. S’kam asnjë problem. Ndërkohë pozicioni im mbetet që pagat duhet të jenë në piramidën e pagave”, tha ai./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



