E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama tregon si do lëvizin nga nesër qytetarët: Do ndryshojmë aktin normativ
Publik News

Rama tregon si do lëvizin nga nesër qytetarët: Do ndryshojmë aktin normativ

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditura rregullat e reja sa i përket lëvizjes së qytetarëve në vend, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19

Me një shënim në facebook, kryeministri sqaron se do të hiqet krejtësisht fasha orare e  lëvizjes në zonat e gjelbra, ndërsa shtoi se në zonat e kuqe, fasha orare e lëvizjes do të zgjate deri në orën 21:00

ramama

Po ashtu, duke filluar nga nesër, qytetarët në të gjithë vendin nuk do të kenë më nevojë të marrin autorizim për lëvizjen në këmbë apo me automjet.

Por ndërkohë vijon të jetë e ndaluar hyrja-dalja  e automjeteve në zonat e kuqe.

Kreu i qeverisë thotë se heqja e të gjitha autorizimeve të lëvizjes rrit ekspozimin ndaj koronavirusit, e për këtë i bën apel qytetarëve që të tregojën kujdes të shtuar.

Postimi i plote:
Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:

FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR

HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA

FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00

HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE

VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVENË ZONAT E KUQE

QEVERIA DO TË NDRYSHOJË NESËR AKTIN NORMATIV PËR HEQJEN E NDALESËS SË STUDIOVE TV PËR TË FTUAR JO MË SHUMË SE NJË PERSON. DO TË MBETET VETËM KUSHTI QË TË FTUARIT TË VENDOSEN NË DISTANCË 2m NGA NJËRI – TJETRI

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!

Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht

*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.