Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse do të jetë nevoja për një marrveshje të dytë midis mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare.
Rama ndërsa është përgjigjur ka thënë se nëse do të ishte në vend të Lulzim Bashës, do e kërkonte me ngulm marrëveshjen.
Sakaq, ai ka treguar se në kohen kur ishte në vend të Bashës, i ka kërkuar me ngulm Kryeministrit të asaj kohë, Sali Berishës për të zhvilluar takime dhe për të diskutuar.
“Nëse unë do ishe Lulzim Basha natyrisht nuk jam dhe nuk është i detyruar të më dëgjoj do të isha në vijimësi për djalog, tryes, marrveshje rimarrveshje. Mund ta them këtë se unë kam qenë aty ku është Basha. I kam shkruar më shumë se një herë Kryeministritë të asaj kohe se dua të takohemi. Është gjthmonë kryeministri problemi, jo kryetari i opozitës. Është gjithmonë kryeministri problemi dhe jo kreu i Opozitës. Thuhet se Opozita fiton më shumë kur takohet. Unë s’e kam problem. Luli e ka problem. Mendon se shpërndahen zërat se komunikon me ne. nuk shpërndahen kështu zërat. Do takohemi. Normal. Ndoshta nuk biem për të gjitha dakort. Pse me frëngji bëhet kjo gjë. Si puna e atij që lanë tek Teatri dhe e zuri gjumi,” tha Rama.



