E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama u përgjigjet studentëve: Po e çoni protestën për lesh, ça doni tani që …
Lajme

Rama u përgjigjet studentëve: Po e çoni protestën për lesh, ça doni tani që …

Kryeministri Rama ka ritheksuar se është dakord me tetë pikat, që për të janë plotësisht të realizueshme, por kërkon dialog për mënyrën se si do të veprohet.

Në përgjigje të kritikave të studentëve, që nuk ia kanë kursyer fjalët hapur fare, ai u ka thënë se nuk funksionon me ultimatume dhe këtë do ta shohin, ndërkohë që ka deklaruar se protestën po e shkatërrojnë me duart e tyre.

“Unë jam dakord, po them jam dakord, ca doni tani, të bëhem udhëheqës i protestës, këtë doni? Se po ta udhëheq unë, bëhet shumë më mirë protesta. Se ju po e coni protestën për lesh, ta themi qartë, unë nuk dua që protesta të mbarojë, por që gjërat që janë ngritur të vendosen e të bëhen angazhimet, të ndiqet në proces, këtë dua unë”- tha Rama.

Ai u ka thene studenteve, se ka qene ne vendin e tyre, po kjo situate zgjidhet me dialog.

“Kam qenë unë në dhjetorin e parë. Kam qenë unë në vendin tënd (i drejtohet nje studenti). Këtu ku jam unë se di a do vish ti. Ne na kërkonte regjimi, ne ishim kundër. Ata prapë kërkonin të uleshin në tavolinë. Këta thonë; mos shkoni atje, se ju manipulon siç ia bëri Lulit. Pse ça do bëj unë? Magji të zezë? Unë them jam dakord”- tha ai.

Rama: S’ka ultimatume, jo 40, por të gjithë të dilni jashtë nuk fitoni gjë, përkundrazi…

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish dialog nga salla e Universitetit të Vlorës, duke iu përgjigjur deklaratave të studentëve që lanë takimin, e duke i garantuar ata se nuk mund të ecet gjëkundi me ultimatume.

45458787

“Këta që bërtasin dhe nuk duan të flasin, cfarë kërkojnë? Turp është të mos flasësh, jo të kërkosh të flasësh. Ja ku i ke ultimatumet, ai është 8 pika plotësoji, ka qenë një këngë e famshme në kohën e komunizmit, por nuk jemi në atë kohë.  Duhen diskutuar, unë mendoj që duhet të kemi shkallëzim meritokratik te tarifat, nuk ka ulimatume, jo ata 40 vetë, por të gjithë mund të dilni dhe nuk fitoni asgjë, përkundrazi do humbni, të jeni të sigurt”- tha Rama.

Më tej u është përgjigjur atyre që braktisën takimin: “Një gjë i them asaj vajzës, keni keqkuptuar protestën, si e kam keqkuptuar unë? Duke thënë që ishte shuplakë për qeverinë? Që do të thotë se jo vetëm nuk e kam keqkuptuar, por e kam kuptuar më mirë se ajo, se e kam analizuar shumë thellë thelbin e shpërthimit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.