E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama u tregon gazetarëve italianë zyrën e tij…
Lajme

Rama u tregon gazetarëve italianë zyrën e tij…

Vittorio Sgarbi në Itali njihet si kritik arti, politikan dhe shkrimtar. Disa herë anëtar parlamenti nga viti 1992 deri në vitin 2006. Sot ai ishte mik në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Ai e ka njohur me arredimin që i ka bërë zyrës. Në videon më poshtë shihet se si Rama i tregon si ka shpëtuar mobiliet e arkitektëve italianë nga shqiptarët.

“Vizita e mbrëmjes, në selinë e qeverisë shqiptare në Tiranë. Me kryeministrin Edi Rama”, –shkruan Sgarbi në Facebook, ndërkohë që ka postuar edhe videon e xhiruar.

“Këtë e kam bërë unë, – thotë Rama gazetarëve italianë, duke u treguar dyshemenë e zyrës së tij. Dhe shikoni një gjë interesante, tavolinën time e ka bërë Xhoponti, dhe pastaj komunistët, komunistët i përshtatën yllin (shqiponjës)”.

“Ja duket edhe keq”, shton një grua italiane e pranishme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.