E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ultimatum: Sot miratoni ligjin e medias
Publik News

Rama ultimatum: Sot miratoni ligjin e medias

Kryeministri Rama pasi i etiketoi si të ‘palexuar’ dhe sulmoi me emra gazetarët që protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë kundër paketës ‘Anti shpifje’ dhe renditi disa eksperienca personale që nga ‘transporti i të ëmës me ambulancë në spital‘ nga lajmet për familjen e saj si dhe etiketimin e ‘vajzës tonë si dashnore e një ministri‘ tha se këto projektligje duhet dhe do të kalojnë sot duke u çuar një mesazh dhe deputetëve socialistë.

“Gjykata dhe vetëm gjykata, jo AMA shqyrton rastin kur pretendohet shpifja. Ligji e ka të qartë. Ama konkludon çështjen. Nuk ka ligj të përsosur, por nuk mund ta shtyjmë në pafundësi miratimin e ligjit.
Do të miratohet sot si një e drejtë e gjithkujt të mbrohet nga shpifja. Ligji është 100 për qind me standardet europiane. Këtë nuk e them unë, por e kam të konfirmuar me shkrim nga institucioni i OSBE-së pasi u morën rekomandimet e BE u aplikuan 100 %.
Procesi vazhdoi me OSBE-BE
“, tha Rama i cili mëse i vetëkënaqur tha dhe se aplikimi i paketës do të vijojë pas Vitit të Ri, pasi pret që Presidenti Meta t’ia kthejë mbrapsht Parlamentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.