E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama : Unë iki nëse nuk bëj qeverinë  i vetëm
Publik News

Rama : Unë iki nëse nuk bëj qeverinë i vetëm

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të jetë në krye të Partisë Socialiste nëse kjo forcë nuk fiton një mandat të plotë në zgjedhjet e së dielës.

ramamaa

 

Kryeministri u pyet në studion e “Opinion” se çfarë kuptonte me bashkëpunim me kreun e Partisë Demokratike, duke nënvizuar se provës kërkon vite.

Rama: Të ndërtohet një herë bashkëqeverisja midis qeverisë dhe opozitës. Në radhë të parë një frymë që duhet shkuar, që po duhet shkuar përtej kësaj marrëzie. Po, duhet t’i vëmë energjitë tona po shqiptarëve dhe jo në funksion të sherreve mes nesh. Po shqiptarëve nëpër ekrane çdo natë e çdo ditë duhet t’u japim arsye të besojnë te Shqipëria dhe jo vetëm tu japim vetëm arsye që ky vend nuk bëhet.

Pastaj mbi këtë frymë vendosen parime, më pas etiketat se ku duhet të shkojmë më tutje, duke vënë forcat bashkë në aspektin e reformave, në aspektin e reformave në funksion të shtetit. Janë hapa që kërkojnë vite këto. Ky është proces që kërkon vite. Nuk vë kufizime fare.

Fevziu: A po negociohet me palë të treta si Gjermania?

Rama: Gjermania nuk ka punë tjetër dhe do negociojë mes meje dhe Bashës. Unë dhe PS do ta mundin Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Unë nuk jam këtu duke kërkuar një mandat të tretë për veten. Nuk më intereson në asnjë formë pushteti që nuk lidhet me një fitore dhe një mandat të qartë. Unë nuk hyj tek ata që i kemi parë. Saliu është i fundit që merrnin jetë njerëzish për karrigen.

Fevziu: Kë quani humbje?

Rama: Nëse Partia Socialiste nuk ka një mandat të qartë, unë nuk jam. Nëse duhet të ndërtoj një shumicë qeverisëse nga halli, unë nuk jam. Unë besoj që norma në demokraci është që partia e parë është partia fituese. Ti merr 67, tjetrit 62 dhe LSI 3-4. Nëse unë nuk kam mandatin e qartë për të bërë realitet projektin bazuar në këto që po flasim, unë nuk jam.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.