E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama uron fitoren: Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë
Lajme

Rama uron fitoren: Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë

Partia Socialiste vuri në funksion të plotë makinerinë e manipulimit elektoral në Rrogozhinë, duke angazhuar të gjitha burimet e shtetit.

Rezultati ishte një fitore e tyre të dielën, edhe pse me 14 maj, ata nuk e fituan dot këtë bashki pavarësisht manipulimeve dhe përdorimit në mënyrë të paligjshme të votave të të burgosurve.

Pasi kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi manipulimin në këtë bashki, reagoi kryeministri Edi Rama, i cili e vlerësoi farsën elektorale duke thënë se PS kishte nxjerrë mësime.

“RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste.

Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash.

Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore,” shkruan Rama.

PS fitoi në Rrogozhinë edhe pse pas 14 majit, është goditur nga disa skandale shumë të rënda, që kishin do tronditur në themele çdo qeverisje, duke nisur nga skandali i Rrajave, ai i Safet Gjicit e deri te arratisja e Arben Ahmetajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.