E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama uron kreun e SPAK: Urime Dumanit, presim rezultate
Publik News

Rama uron kreun e SPAK: Urime Dumanit, presim rezultate

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Altin Dumani, kandidati i përfolur si i preferuari i ambasadores amerikane, Yuri Kim, u zgjodh kryetari i ri i SPAK-ut.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama uron kreun e ri dhe deklaron se fjalët do t’ja lërë rezultateve konkrete.

Ai thekson se me zgjedhjen e Dumanit marrin fund thashethemet për kapjen e SPAK-ut.

“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!”, deklaron kreu i qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.