Rama vazhdon sulmin ndaj gazetarëve: Andi, Ylli, Arturi, Qimi… Ja pse janë “Kadrinj”
Kryeministri Edi Rama vijon sulmin ndaj gazetarëve. Këtë të premte, kreu i qeverisë ka shpjeguar pse i quan “Kadrinj”, analistët e gazetarët.

“Unë konstatoj se janë pjesë e një konstelacioni Kadrinj. Këta janë Kadrinj. Kadriu ka lindur nga një komentator në Facebook. Ai mund të ishte Ylli, Andi, Qimi… atë i thashë atij dhe ngeli Kadriu. S’kam asnjë personale me këta. Se kam me Artur Zhejin e kam me Artur Kadriun, se kam me Ylli Rakipin e kam me Ylli Kadriun. Një opinionist thotë, ‘shpifja është një mjet legjitim për të rrëzuar Edi Ramën’. Ky është Andi Kadriu”, tha Rama, i ftuar në emisionin “Java”, në RTSH.

“Duke i thënë Kadri, unë i bëj nderin që distancohem nga personi dhe merrem me fenomenin. Këta janë Kadrinj të gjithë. Në jetën private, kanë jetën e tyre. Kurse kur hyjnë në studio janë Kadrinj të gjithë”, shtoi shefi i ekzekutivit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



