Rama vë duart në kokë për këtë ish-ministër: Aman, mos e përmendni!
Në bashkëbisedimin e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama ka ironizuar edhe ish-ministrin e Jahtëm Aldo Bumçin. Ai është shprehur se zgjedhja e dikurshme e Aldo Bumçit si ministër i Jashtëm, ka qenë për të vënë duart në kokë.
Rama ka komentuar gjithashtu zgjedhjen eGent Cakajt si ministër i Jashtëm, në vend të Ditmir Bushatit.
“Më falni për krahasimin, por Gent Cakaj ka lexuar libra më shumë sesa ju të gjithë.
CV e tij do ta keni në dispozaiocion kur ai të bëhet ministër dhe nëse nuk është në ëeb-sitin e ministrit së Jashtme është gjëja më e lehtë në botë.
Zgjedhja e tij është zgjedhja e një shqiptari si ti dhe unë. Unë neveris çdo kënd që nënvizon ‘kosovarin’ si arsye për të kontestuar zgjedhjen.
Përsa i përket pastaj insinuatës në fjalë, ta përsëris fjalën, se përsëris.
Pyetjen e ke bërë pa tendencë negative dhe është e pafajshme.
Cakaj është vendosur ministër për atë që përfaqëson, si një ndër njerëzit më të ditur që kam takuar në jetën time.
Si një njeri i përkushtuar ndaj një pune të vështirë.
Aman ju lutem, ky vend ka pasur ministër të Jashtëm Aldo Bumçin.
Ky shtet ka pasur barrën të mbajë si ministër të jashtëm Bumçin.
Askush nuk ka marrë mundimin që të shkruaj një fjalë për të dhe është konsideruar krejt normale. Gjithkush është në provë”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




